4.2 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Apeli i Policisë: Mos i përdorni armët në dasma

Policia e Kosovës (PK) vazhdon implementimin e “urdhrit operativ për se zonën verore 2015”, ku një ndër objektivat e veçanta ka parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit, duke përfshirë parandalimin e përdorimit të tyre në ceremoni festive, ahengje e dasma.

Andaj lidhur me këtë ju njoftojmë se PK-ja, ka marrë masa shtesë me shtimin e prezencës policore dhe reagimin e menjëhershëm në të gjitha rastet ku ka informacione për përdorim të armëve të zjarrit, dhe këtë e dëshmojmë me disa raste të paraqitura në vijim në kuadër të raportit 24 orësh.

Përdorimi i armëve të zjarrit është veprimtari e kundërligjshme dhe e rrezikshme për qytetarët, andaj me qëllim të shmangies së rrezikut “APELOJMË” tek të gjithë qytetarët që të mos përdorin armët në asnjë rrethanë, e as në ceremoni festive, në të kundërtën do të përballen me pasoja ligjore.

Njëkohësisht Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e ndërsjellët, në parandalimin e kësaj dukurie negative për shoqërinë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nga sot nis pranvera

Sot, më 21 mars është dita zyrtare e stinës së pranverës, e cila kalon sipas kalendarit gregorian. Dita e parë e pranverës njohët si ditë...

Ylli kampion i Ligës Unike

Golden Eagle Ylli për herë të dytë në histori të klubit ka fituar Ligën Unike, raporton PrizrenPress. Therandasit në një super finale në Tiranë, fituan...

Lajmet e Fundit