2.2 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Kosova po i vuan pasojat e regjimit autoritar

Smaka: Qeveria aktuale nuk ka bërë asgjë për shkapjen e shtetit

“Shteti i Kosovës dhe qytetarët e saj po vuajnë nga keqqeverisja e këtij pushteti kriminal dhe mafioz, që e ka degraduar vendin për 16 vjet, duke e vjedhur dhe plaçkitur, në mënyrë të pamëshirshme. Njëkohësisht ajo po vuan edhe nga ‘vota’ e qytetarëve, e blerë apo e shitur, e cila sjell dhe nxjerr politikanë kriminelë dhe korruptuar në Qeveri dhe në të gjitha institucionet e vendit”, tha analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot”

Kalimi i një periudhe kaq të gjatë kohore shtetndërtimi në tranzicion nuk është asgjë tjetër vetëm se një ngecje nga pasojat e kapjes së shtetit nga një regjim autoritar, i instaluar menjëherë pas përfundimit të luftës, nga oligarkia mafioze politikoekonomike, që po vepron fuqishëm në dëm të interesave të qytetarëve të vendit dhe po pamundësojnë veprimet e bizneseve të ligjshme. Kjo situatë po vazhdon kështu edhe që kur Kosova u bë e pavarur, në vitin 2008 e tutje. Janë gati të gjitha raportet e ‘Freedom House’, që analizojnë kombet në tranzicion, të cilat rregullisht e kualifikojnë shtetin tonë si një vend dhe si “regjim autoritar gjysmë të konsoliduar”.

Edhe vetë Andrea Capussela, ish-zyrtar i lartë i ICO-së, tepër i informuar me realitetin, pasi Zyra e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar e ka mbikëqyrur implementimin e Pakos së Ahtisarit, thotë se mbështetja e Perëndimit do të duhej të kishte si qëllim primar hapjen dhe thyerjen e këtij “regjimi autoritar gjysmë të konsoliduar”, të cilin po e vuajnë qytetarët e Kosovës. Ai pret që të jetë një punë e vështirë, pasi që do të përballet me rezistencën e elitës mafioze -politiko-ekonomike që ndërtoi atë regjim autoritar dhe që përfiton nga ai. Sipas Capusella-s, që e ka thënë në librin e tij të fundit mbi Kosovën, ai regjim autoritar dhe ajo elitë grabitqare, jashtëzakonisht e papërgjegjshme, janë dy fytyrat e problemit të Kosovës.”Sa më shpejt që Perëndimi ta pranojë atë, aq më mirë”, ka shkruar ai… /kosova sot/

Më Shumë

Vërmicë/ Tentoi të jepte ryshfet, përfundoi në pranga

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, pasi dyshohet se i ka ofruar ryshfet një zyrtari policor gjatë kryerjes...

Limaj nga Malisheva bën thirrje të votohet Nisma

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj në tubimin elektoral para bashkëvendësve të tij në Malishevë, tregoi arsyet pse duhet votuar...

Lajmet e Fundit