Rusia nuk lejon krijimin e tribunalit për MH17

Rusia ka vendosur veto në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të krijonte një tribunal për të dyshuarit që rrëzuan aeroplanin e Malaysia Airlines, fluturimin MH17 në lindje të Ukrainës, në korrik të vitit të kaluar.

Njëmbëdhjetë shtete, në këshillin 15 anëtarësh, votuan në favor të propozimit nga Malajzia, Australia, Holanda dhe Ukraina. Kina, Venezuela dhe Angola abstenuan.

Draft-rezoluta kërkonte që të gjitha shtetet të bashkëpunojnë për këtë tribunal, përndryshe do të përballeshin me sanksione.Më herët gjatë ditës së djeshme, presidenti i Rusisë Vladimir Putin përmes një telefonate i tha kryeministrit holandez Mark Rutte, se e kundërshton krijimin e një tribunal ndërkombëtar.

Të gjithë 298 pasagjerët vdiqën, shumica prej tyre qytetarë të Holandës, kur aeroplani u qëllua në territorin ukrainas, të mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia./REL/

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Lajmet e Fundit