Zayn nënshkruan kontratë me “RCA Records”

Ish anëtari i One Driection, Zayn Malik ka nënshkruar kontratë me kompaninë e incizimeve “RCA Records” derisa ka thumbuar ish bendin e tij duke thënë se e ka braktisur për të bërë muzikë të vërtetë.

22-vjeçari ka postuar në rrjetet sociale një fotografi duke nënshkruar kontratën me përshkrimin se “është i lumtur që tash e tutje do të vazhdojë solo”.

“Mendoj se asnjëherë nuk e sqarova pse u largova, ishte ndoshta momenti të kem mundësinë të ju tregoj kush jam unë në të vërtetë”, ka shkruar Zayn.

Zayn u largua nga One Directon pasi insistoj se ai dëshironte të ishte një 22-vjeçar normal.

Ai në kohën kur e braktisi bendin, pati thënë: “Jeta ime me One Direction ka qenë më shumë se që e kam imagjinuar. Por, pas pesë viteve, ndihem se është koha e duhur të braktis bendin”.

Njëherësh, Zayn u kishte kërkuar falje adhuruesve, duke thënë se duhet të veprojë ashtu siç ndihet se është e drejtë për të.

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Lajmet e Fundit