“Oda e Llapushës” fillon nesër

Më 1 dhe 2 gusht, komuna e Malishevës organizon Festivalin Folklorik mbarëkombëtar “Oda e Llapushës”- edicioni i dytë.

Festivali organizohet në kuadër të shënimit për ditët e mërgatës.

“Oda e LLapushës” ka karakter garues dhe në të do të prezantohen vlera të mirëfillta të folklorit shqiptar. Vendtakimi me pjesëmarrësit në Shtëpinë e Kulturës “ Tahir Sinani “, në orën 17:00, ndërsa defilimi i grupeve, shoqërive kulturore-artistike, rapsodëve do të bëhet më 1 gusht, në orën 18:00, duke filluar nga Rruga “Hamdi Berisha“ pran KEDS-it deri të Sheshi i Dëshmorëve në qendër të qyteti.

Krahas festivalit do të organizohet edhe Panairi artizanal. Në festival do të marrin pjesë rapsodë, grupe folklorike, Shoqëri kulturo-artistike dhe grupe të valleve. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Hapet në Prizren edicioni i tretë i Panairit Tradicional të Grave Zejtare

Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, në bashkëpunim me HWK Koblenz, ka organizuar për herë të tretë Panairin Tradicional të Grave Zejtare, i...

Lajmet e Fundit