Zeka: Qe 4 personat e parë që do të gjykohen nga Specialja

Gazetari Milaim Zeka, pretendon se i di emrat e katër personave të parë që do të dalin para Gjykatës Speciale. Ai përmend emrin e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi dhe tre ish luftëtarëve të tjerë.

Menjëherë pasi Kuvendi i Kosovës ka votuar ndryshimet kushtetuese, Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook, ka publikuar emrat e katër personave që do të dalin para gjykatës, transmeton Telegrafi.

Ja postimi i Zekës:

Ja kush do te akuzohet?

Keta jane katershja e pare:

1.Bislim Zyrapi, ish shef i Shtabit te Pergjithshem te UÇK-se.

2. Xheneral Ilaz Derguti, fsh. rezalle i Skenderajt. Bashkeluftetar i Adem Jasharit. Ky eshte tek lista B.

3. Profesor Ajvaz Berisha, i lindur ne fsh. Vasileve, komuna e Drenasit. Aktualisht: konzull ne Frankfurt te Gjermanise.

4. Blerim Kuqi, ish kryetar i Suharekes. Kuader e larte i AAK-se.

Zyrapi, Berisha dhe Kuqi jane ne listen A te arrestimeve. Derguti ne listen B.

Më Shumë

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Drejtoresha Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e nxënësit Jasin Kurtaj

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Jasin...

Lajmet e Fundit