UÇK-ja bëri luftën më të pastër që njeh historia

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka thënë se është fakt botërisht i ditur se UÇK-ja ka bërë luftën më të pastër që njeh historia.

Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për arritjen e lirisë dhe krijimin e shtetit do të dalin të pafajshëm meqë akuzat e Dik Martit, Karla Del Pontes dhe të tjerëve bazën e kanë tek dezinformatat e shërbimit sekret serb.

Reçica ka paralajmëruar se gjatë këtij viti Kuvendi i Kosovës do ta miratojë Rezolutën për dënimin e gjenocidit dhe krimeve serbe të kryera në Kosovë. Ai ka folur edhe për funksionimin e koalicionit qeverisës PDK-LDK, duke thënë se është koalicion i fuqishëm jo vetëm për nga numrat, por edhe për nga struktura.

Më Shumë

Muriqi në “radarin” e Real Madridit

Rënia e skuadrës së Mallorcas nga La Liga, ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. E...

Liria përkujton Përparim Thaçin: “Emri yt nuk harrohet kurrë”

Liria ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike, me një mesazh nderimi dhe...

Lajmet e Fundit