17.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Çadraku akuzon rëndë Qeriqin

Halil Çadraku, i cili është veteran i luftës së UÇK-së, përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar dhe e ka ofenduar kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqin.

Çadraku ka kërkuar nga Qeriqi që të mos dalë më dhe të flasë në emër të askujt, e sidomos në emër të veteranëve.

“Nëse ke pak njerëzi, burrëri, dinjitet, krenari… mos dil më… mos fol në emër të askujt, e sidomos në emër të veteranëve, as mos fol, as mos gjuaj shishe të plastikës mbi njerëz”, ka shkruar Çadraku.

Lexojeni të plotë postimin e Çadrakut:

“Xhevdet Qer(p)iqi, ti më ofendon në palcë me veprimet e tua si veteran. Ti m’a shkerdhen edhe atë pak dinjitet që më – na ka mbetur që nga paslufta. Kush të autorizojë ty more për të më përfaqësuar, për të folur në emër timin, për të kërkuar në emër timin dhe për të thyer e dëmtuar pronen e Kosovës në emër timin ???? Po ku ke koqe ti o i mjerë me folë në emër timin, kur as me fol nuk di ?? Po ku ke mend ti me fol në emër timin kur s’din se qka kërkon, dhe në q’formë e kërkon atë ???

Kur të pashë sot në lajme, mu duk si të ishit njerëz me nevoja të veqanta, asnjëri normal nuk mu duket, sikur të ju kishte mbledhur ndokush në një sfilatë për më të shëmtuarit, më të deformuarit dhe më të shpërfytyruarit në nivel ballkanik apo botërorë. Nëse ke pak njerëzi, burrëri, dinjitet, krenari… mos dil më… mos fol në emër të askujt, e sidomos në emër të veteranëve, as mos fol, as mos gjuaj shishe të plastikës mbi njerëz. Nëse je veteran gjuaje siq kan gjuajtur veteranët në kohë lufte, apo ndoshta edhe atëherë ke gjuajtur me shishe plastike more turpi ynë i qertifikuar si VETERAN i UÇK-së.” (sic.), ka shkruar Çadraku. /Telegrafi/

Më Shumë

Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare shkrimtarja kanadeze dhe fituesja e çmimit Nobel, Alice Munro

Autorja kanadeze, Alice Munro, fituese e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 2013, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Munro shkroi tregime të shkurtra për më...

Fitojnë Ballkani e Llapi po jo edhe Drita

Ballkani dhe Llapi kanë arritur të fitojnë në Javën e tridhjetë e katërt të Superligës, por jo edhe Drita. Ballkani ka mposhtur bindshëm Fushë Kosovën,...

Lajmet e Fundit