A ka Kosova avokatë për të mbrojtur të akuzuarit e Speciales? (Video)

A ka avokatë në Kosovë që mund të vihen në mbrojtje të të akuzuarve potencial nga Gjykata Speciale?. Përgjigje në këtë pyetje nuk kanë as vetë avokatët.

Tomë Gashi thotë se ai është i gatshëm bashkë me ekipin e tij që t’u ofrojë ndihmë juridike të gjitha tyre që kanë nevojë, por thotë se Kosova ka pak avokatë që mund të angazhohen në raste të tilla, pasi sipas tij duhet që të plotësohen një varg kriteresh.

“Kosova ka një numër të limituar të avokatëve që mund t’i përballojë krimet luftës, për shumë arsyeje, ngase do të duhet të qëndrojnë permanent në Hagë apo do të duhet të kenë një zyre në Prishtinë, duhet të bashkëpunohet me avokatë të huaj, duhet të dinë gjuhën angleze sepse nuk dihet se cila gjuhë do të përdoret”, ka deklaruar Gashi. /Tribuna Channel/

Më Shumë

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Lajmet e Fundit