9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Sundimi absolut i liderëve politikë

Skena politike e Kosovës rrezikohet nga monopolizimi i skajshëm

“Që nga gara politike të dalin institucione demokratike funksionale, duhet që partitë të kenë demokraci të brendshme, e cila ndër të tjera arrihet përmes përfshirjes së grupeve të ndryshme të shoqërisë gjatë formulimit të politikave, si dhe zgjedhjes së liderëve në një garë të hapur”, thotë analisti Albert Krasniqi

Shteti i ri i Kosovës, që po pretendon ndërtimin e një demokracie të re të modelit evropian, sipas të gjitha raporteve që janë duke u hartuar nga organizata të ndryshme vendore KIPRED-FOL-D4D, përjashto disa ndërkombëtare të publikuara në një periudhë më të hershme kohore, del se po shndërrohet në një vend në të cilin shtrirja e monopolit të oligarkisë politike, po përfshin të gjitha fushat.

Përveç në ekonomi, po shtrihet edhe në politikë, ngase është ngushtuar hapësira vendimmarrëse, sepse tani aty po vendosin vetëm shefat e partive në pushtet” për gjithçka”, ndërkaq që janë militantët e partive politike ata që po i mbajnë gjallë me votat e blera klienteliste kupolat klienteliste politike, për shkak të shpërblimit që marrin ata me poste publike dhe paratë që marrin ata nga tenderët e paligjshëm e korruptiv qeveritar./kosova sot/

Më Shumë

Nëntë vjet nga vdekja e Dritëro Agollit

Shkrimtari, poeti dhe politikani shqiptar Dritëro Agolli ka ndërruar jetë më 3 shkurt 2017, në moshën 85-vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje në...

Bashkimi më i mirë se Ylli në Suharekë

Bashkimi ka shënuar një fitore të rëndësishme në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Prizrenasit mposhtën Golden Eagle Yllin në derbin...

Lajmet e Fundit