Zbulohet se kush e organizoi ikjen e kosovarëve drejt Hungarisë

Valën e madhe të emigrimit të kosovarëve drejt Bashkimit Evropian (BE), në fund të vitit që lamë pas dhe në fillim të këtij viti, besohet se e kanë organizuar rreth 200 trafikantë,
të cilët kanë qenë të vendosur kryesisht në Paliq të Suboticës.

Burime nga institucionet e sigurisë, të cilët kanë siguruar informacione për një kohë të gjatë në lidhje me eksodin e kosovarëve drejt BE-së, bëjnë të ditur se në mesin e trafikantëve ka pasur shtetas të Kosovës, të Serbisë, por edhe të Maqedonisë, të cilët për një periudhë disamujore kanë arritur t’i çojnë ilegalisht në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian rreth 80 mijë kosovarë, transmeton zeri.info.

Sipas këtyre burimeve, trafikantët vlerësohet se i kanë përfituar rreth 20 milionë euro brenda një periudhe të shkurtët kohore, përkatësisht përreth 7 muaj, nga shatori 2014 deri në fund të marsit 2015, kur mijëra kosovarë ia kishin mësyrë Bashkimit Evropian, duke e kaluar ilegalisht kufirin serbo-hungarez, bën të ditur zeri.info.

Më Shumë

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Totaj përgëzon LV-në për rezultatin në zgjedhje: Është koha t’i ulim tensionet elektorale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se procesi zgjedhor i 7 qershorit tregoi edhe një herë maturinë e lartë demokratike të...

Lajmet e Fundit