DiCaprio fiton gjyqin me revistën “Oops!”

Revista franceze “Oops!” ka humbur betejen ligjore me Leonardo DiCaprion dhe duhet t’i paguajë atij 8 mijë euro dëmshpërblim, pasi deklaroi se priste një fëmijë nga Rihanna.

Në numrin e muajit Maj të revistës, titulli kryesor i saj ishte: “Rihanna shtatzënë me fëmijën e Leonardos: Ai nuk e do fëmijën”.

Siç shkruan “JustJared”, pronari i “Oops”, Frederic Truskolaski, pranoi se nuk e dinin nëse Rihanna ishte shtatzënë: “Menduam se mund të ishte, por sigurisht nuk ishim të sigurtë”, deklaroi Truskolaski.

Gjykata vendosi që revista kishte dhunuar të drejtën strikte të privacisë. Vetë pronaroi i “Oops” tha se e prisnin këtë vendim, pasi në Francë, çdo revistë që flet për jetën private të personazheve të famshme, dënohet automatikisht.

Lajmi për shtatzëninë e Rihannës me DiCaprion, erdhi në një kohë kur dy personazhet e famshme u përfolën se mund të kishin një lidhje dashurie, zëra që nuk u vërtetuan ndonjëherë.

DiCaprio-Rihanna

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit