5.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Universiteti Veror, studentët ndihen shumë mirë në Kosovë

Universiteti-Veror-i-PrishtinësUniversiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës, sivjet me rol lobues për njohje të Kosovës tek shtetet që ende nuk e kanë njohur, ka mbledhur studentë nga 25 vende të rajonit, Evropës e më gjerë, të cilët vazhdojnë të ndjekin kurse të ndryshme deri më 2 gusht. Edhe pse sivjet ky eveniment do të lobojë për njohjen e shtetit tonë, studentët nga Serbia, nuk dëshirojnë të komentojnë rreth kësaj çështje.

Studentja serbe, Millena Popin, e cila studion në degën e marketingut të Fakultetit Ekonomik në vendin e saj dhe po ndjek një kurs në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, nuk dëshiron të komentojë rreth rolit lobues të këtij Universiteti për njohjen e shtetit të Kosovës nga vendet të cilat ende nuk e kanë njohur atë.

Por, ajo thotë për Radio Kosovën se ndihet shumë mirë në Kosovë, duke shkëmbyer eksperienca interesante me studentët shqiptarë dhe ata të huaj.

“Unë nuk kam koment. Kjo është një eksperiencë e mirë, këtu në Kosovë po ndihem mirë, kam njohur njerëz të rinj, studentë nga shtete të ndryshme të botës. Unë kam qenë në Kosovë edhe para tri vitesh dhe po shoh ndryshime dhe zhvillime pozitive. Prishtina çdo ditë e më shumë po zhvillohet dhe po i ngjanë një metropoli evropian”, theksoi ajo.

Ndërsa, Kristina nga Gjermania, studente e gazetarisë, që ndjek kursin Kampanja e Mediave Shoqërore në Universitetin Veror të Prishtinës, tha se pjesëmarrja në këtë eveniment është eksperiencë e veçantë, pasi asaj i pëlqen të udhëtojë për të njohur sa më shumë njerëz.

“Është një eksperiencë shumë e mirë dhe mua më pëlqen të udhëtoj shumë. Kam udhëtuar në shumë vende të ndryshme dhe kjo është një ndër eksperiencat më të mira të marr pjesë në Universitetin Veror. Më pëlqen të takohem me shumë njerëz, të krijoj kontakte të reja, të flasim për shumë gjëra me studentë dhe profesorë. Njerëzit këtu janë shumë të afërt dhe po shikoj një shtet që është duke u zhvilluar”, tha ajo.

Numri i studentëve që sivjet po ndjekin edicionin e 13-të të universitetit veror është rreth 500. Profesorët vendorë dhe ndërkombëtar po ligjërojnë në 24 kurse nga fusha të ndryshme. Gjatë ditëve të Universitetit Veror organizohen edhe aktivitete të tjera të ndryshme përmes vizitave me karakter kulturor, ekskursione, aktivitete sportive, e të tjera.

Më Shumë

47 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë

47 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë.   Nga këto aksidente, 15 ishin me të lënduar dhe 47 me dëme...

AKB viziton fabrikën e këpucëve në Suharekë, Shahini: ‘Solid’ është eksportuesi me i madh i këpucëve në Kosovë

Ne kuadër të Javës të Biznesit Kosovar 2024 një delegacion i bizneseve kosovare dhe të atyre të diasporës i udhëhequr nga Agim Shahini kryetar...

Lajmet e Fundit