Denoncohen lokalet e natës në Prizren

Policia dhe inspektorët komunal në Prizren, kanë denoncuar në gjykatë lokalet që nuk ju kanë përmbajtur orarit të punës.

Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha tha se aksioni i kontrollimit të lokaleve është realizuar në orët e vona të natës.

“Me qellim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në qytetin e Prizrenit, në bashkëpunim me inspektorët komunal, gjatë orëve të vona të natës janë kontrolluar gjatë lokale afariste në lokacione të ndryshme për të vërtetuar nëse këto subjekte i përmbahen orarit të punës të miratuar nga administrata komunale”, tha Berisha.

Lokalet e ndëshkuar janë: “Cobra City” në Landovicë, janë shqiptuar dy fletëparaqitje për gjykatë; “Skënderbeu” në lagjen Arbanë, tri fletëparaqitje; “Alcapone” në Korishë, tri fletëparaqitje; “Emona” në Prizren, tri fletëparaqitje; “Paradiso” në Lagjen “Bajram Curri”, dy fletëparaqitje dhe “kristal” në Lagjen “Bajram Curri” dy fletëparaqitje.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek të gjitha subjektet afariste hoteliere që ta respektojnë orarin e punës me qellim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike sepse operacioni për kontrollimin e këtyre lokaleve, në bashkëpunim me inspektorët komunal vazhdon në tërë rajonin tonë”, tha Berisha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare!

Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko,...

Lajmet e Fundit