9.4 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Policia: Motivi i vrasjes në Prizren dyshohet të jetë zhvatja

Policia Rajonale e Prizrenit ka konfirmuar lajmin për vrasjen e një personi dhe tre të plagosurve në Prizren.

Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta. Motiv i këtij incidenti dyshohet të jetë zhvatja.

“Rreth orës 20:30 minuta policia në Prizren ka pranuar një informacion i cili bënte me dije se tek rrethi i Bazhderhanës ka ndodhur një incident rëndë i cili ka lënë të vdekur një mashkull ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre me rrezik për jetën. Nga të plagosurit njëri është kalimtar i rastit ndërsa i vrari dhe dy të plagosurit tjerë ishin cak i sulmuesve që tash për tash ndodhën në arrati, por të njohur për policinë”, njofton Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit

Policia bën me dije se në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit kanë dalë eprorë të lartë të Drejtorisë rajonale dhe kryeprokurori i prokurorisë themelore.

“Në kërkim të të dyshuarve janë bastisur dy shtëpi por nuk janë gjetur. Motivi i këtij incidenti dyshohet të jetë zhvatja”, thuhet në njoftimin e Policisë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot nis Play-Off-i i Ligës së Parë me gjysmëfinale të zjarrta në Prizren

Sot në Prizren zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it të Ligës së Parë të Meshkujve, ku skuadrat do të luftojnë për një vend në finalen...

Kryeziu: 94 raste të korrupsionit i kemi përfunduar gjatë vitit 2025

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, tha se gjatë vitit 2025 kanë përfunduar 94 raste të korrupsionit, duke theksuar se aty ku...

Lajmet e Fundit