Artistja e parë android (Video)

Geminoid F është një android – Robot i dizajnuar të duket si Njeri. Ky Robot luan rolin kryesor në filmin që tregon pasojat e një tragjedie bërthamore në Japoni.

Në një film që tregon pasojat e një tragjedie bërthamore në Japoni – rolin kryesor e ka një Robot.

Filmi titullohet Sayonara dhe aktorët janë Roboti Geminoid F dhe një grua.

Regjisori i filmit, Koji Fukada, kur flet për Robotin thotë gjithmonë “Aktorja”.

Nëpër filma robotët janë luajtur gjithmonë nga aktorët, ose janë përdorur efekte speciale, por Geminoid F është Roboti i parë i vërtetë që është pjesë e kastit.

Geminoid F nuk ka nevojë për famë dhe as për para. A do të mundet që ky Robot të bëhet yll kinemaje në të ardhmen?

https://youtu.be/6lFgLcH8eC0

Më Shumë

Zbulohen 8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e inspektimit të KRU "Hidroregjioni Jugor" kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit. Sipas njoftimit...

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Lajmet e Fundit