AAK: Qeveria i lë në baltë policët

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate për media po e quan dënimin e djeshëm të Policëve të Kosovës me gjithsej nëntë (9) vjet burgim, skandaloz dhe dënim politik.

Këta zyrtarë policorë sipas AAK-së, janë dënuar politikisht për shkak se kanë zbatuar ligjin, duke reaguar në detyrën zyrtare të tyre ndaj njerëzve të armatosur (truprojat) e Vulinit, në vitin 2013.

“Por, për shkak se kanë zbatuar ligjin ndaj këtyre serbëve të armatosur, policët janë dënuar rëndë. Kjo është dorëzim i shtetit të Kosovës ndaj Serbisë dhe ndëshkim politik ndaj policëve. Qeveria e Kosovës, e ndikuar direkt prej agjendës politike të Serbisë, duhet të reflektojë në të këqijat që po i bëjnë për çdo ditë e më tepër. Edhe për Asociacionin, edhe për Demarkacionin, edhe për dhunën që po përdorin, por edhe për ndëshkimin politik që i kanë bërë dje policëve”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Sipas AAK-së, thjesht, Qeveria e Kosovës i la në baltë dhe poshtëroi policët, duke mos u ofruar asnjë lloj mbrojtjeje!.

Më Shumë

Kanoset me thikë polici në Suharekë, arrestohet një person

Derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, një polic është kanosur me thikë të dielën pasdite në Suharekë. Rasti ka ndodhur më 24.05.2026, rreth orës...

‘Transferimi i vitit’, Xhaka vlerësohet edhe nga BBC-ja

Pak ditë pasi “The Athletic” e ka vlerësuar si transferimin më të mirë të Premierligë për edicionin 2025/26, Granit Xhakës i është dhënë çmim...

Lajmet e Fundit