22 C
Prizren
E premte, 25 Korrik, 2025

Skender Susuri i del në mbrojtje të dënuarit për vjedhje të votave

Kuvendari i Bashkimit Demokratik (BD) në Prizren, Skender Susuri, është shprehur i habitur me shfuqizimin e vendimit të Kuvendit, për emërimin e Mujë Berishës, si anëtar i Këshillit të Trashëgimisë Kulturore në Prizren.

“Zyrtarë të këtij dikasteri qeveritar nuk duhet të bien pre e postimeve nëpër rrjetet sociale, dhe se nuk duhet të luhen lojëra politike rreth të përzgjedhurit Berisha, i cili është plotësisht i pafajshëm pas vuajtjes së dënimit 6 mujor të burgut , të cilin ai së bashku me disa persona të tjerë ishin dënuar nga gjykata kohë më parë”, ka thënë Susuri.

“Nuk duhet të zhvlerësohet personaliteti i Mujë Berishës, i cili për shumë vite me mjaft sukses ka ushtruar detyrën e përgjegjësit të Arkivit Ndërkomunal në Prizren”.

Rreth kësaj çështje të ngritur në seancën e sotme të Kuvendit të Prizrenit, përveç kuvendarit Susuri, nuk kanë reaguar as këshilltarët tjerë të cilët e kanë votuar , Mujë Berishën, për anëtar të KTK-së në Prizren.

Ministria e Kulturës ka shfuqizuar vendimin e Kuvendit të Prizrenit,për emërimin e Mujë Berishës, si anëtar i Këshillit të Trashëgimisë Kulturore në Prizren.

Anëtarët e Kuvendit Komunal të Prizrenit me shumicë votash kanë zgjedhur Mujë Berishën për anëtar të Këshillit të Trashëgimisë Kulturore të Qendrës Historike të këtij qyteti, vend ky që kishte mbetur i zbrazët pas dorëheqjes së ish-kryetarit të këtij trupi këshillëdhënës, Vesel Hoxhaj,

Ndonëse Berisha ishte i katërti në listë për nga pikët e fituara pas vlerësimit të Komisionit përkatës Komunal, megjithatë këshilltarët e KK-së janë përcaktuar që ta mbështesin kandidaturën e tij. Veç kësaj Berisha ka një dosje në organet gjyqësore pasi më 2013 u dënua për mashtrim në votime. /TV Prizreni

Më Shumë

QMF-ja në Zhur pajiset me autoambulancë – ndihmë më e shpejtë dhe efikase për banorët e zonës

Qendra e Mjekësisë Familjare në Zhur është pajisur sot me një autoambulancë të re, e cila do t’i shërbejë banorëve të kësaj zone dhe...

Të nxehtit afrikan kaplon Kosovën

Një javë e nxehtë po e pret Kosovën. Kështu ka bërë të ditur meteorologu Besim Aliu. “Kjo javë parashihet të jetë bukur e nxehtë meqenëse vendi...

Lajmet e Fundit