Bandat e politikës bllokojnë Specialen dhe dekriminalizimin

Republika, e rrezikuar nga mungesa e sundimit të ligjit

Sunduesit e drejtësisë po e mbajnë peng Kosovën

Profesori Riza Smaka ka pohuar se qytetarët e shohin nevojë imediate pastrimin e kësaj skene politike nga të gjithë të inkriminuarit, por derisa krimi e ka kapur majën e pushtetit dhe nuk ka se kush t’i kundërvihet, është vështirë të ndodhë një pastrim i tillë

Pasojat e krizës politike në vend, si rrjedhojë e bllokimit të institucioneve, sipas analistëve, më së tepërmi po hetohen në fushën e sundimit të ligjit. Subjektet në pushtet, por edhe ato të opozitës, me këtë krizë që po zgjat në këta muajt e fundit, po përfitojnë në kohë duke lënë në harresë shumë procese për të cilat vendi nuk pret.

Kriza ka ndikuar te ngecja e çdo nisme për hartimin e Ligjit mbi Dekriminalizimin e politikës dhe të pushtetit në të tri shtyllat kryesore dhe në të gjitha nivelet e tjera, njëkohë- sisht edhe procesin tjetër me rëndësi që gjithashtu ndërlidhet me pastrimin e skenës politike nga krimi dhe korrupsioni. Mosfillimi i punës së Gjykatës Speciale, që pritet ta pastrojë politikën dhe oligarkinë e inkriminuar për shume vjet në këtë situatë të mbajtjes peng të fuqizimit të sundimit të ligjit, duket i qëllimshëm nga politikanët e papërgjegjshëm, të korruptuar e të inkriminuar.

Analisti politik, Faik Krasniqi ka pohuar se Kosova prej pasluftës ka mbetur peng i kriminelëve, hajnave, banditëve dhe profiterëve të korruptuar të politikës dhe parapolitikës. “Edhe sikur të mos kishim këtë krizë politike, dekriminalizimi i pushtetit nuk do të ndodhte kurrë, sepse pushteti dhe skena politike është në duart e mu atyre që do të duhej të largoheshin nga skena politike dhe të burgoseshin për krimet e tyre. Prandaj, është vështirë të ndodhë dekriminalizimi i pushtetit dhe institucioneve shtetërore”, tha ai./kosova sot/

Më Shumë

Aktakuzë ndaj dy personave për kultivim të kanabisit në Prizren, njëri akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet F.G. dhe N.G., nën dyshimin se kanë kultivuar bimë të kanabisit, ndërsa...

Dinamo mposht Lirinë, siguron finalen e barazhit për Superligë

Dinamo ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Lirisë në ndeshjen e playoffit të Liga e Parë e Kosovës, duke siguruar kështu kualifikimin në barazhin...

Lajmet e Fundit