Për tre minuta shiten biletat për Adele

Në një kohë rekord, për vetëm tre minuta pas daljes në treg janë shitur të gjitha biletat e këngëtares Adele për koncertet që ajo do të mbajë në Dublin të Irlandës.

Çmimet e këtyre biletave të cilat kanë dalë në shitje “online” startonin nga 300 euro deri në 850 euro.

Ylli i këngës “Hello” pritet të performojë në skenën e Dublinit më 4 dhe 5 mars të vitit të ardhshëm. Ajo do të performojë gjithashtu më 29 shkurt dhe 1 mars në Belfast.

Shumë fansa të zhgënjyer nga çmimet e larta kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale duke treguar se ishte vërtetë qesharak. Por, pavarësisht kësaj biletat tashmë janë të gjitha të shitura.

Ka qenë vetë këngëtarja, e cila më herët nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter ka njoftuar të gjithë fansat e saj për turneun që do të zhvillojë në Evropë përgjatë vitit 2016.

“Me zi pres që t’ju shikoj të gjithëve pas një kohe të gjatë pauze”, ka shkruar ajo.

Më Shumë

Drini i Bardhë e mbyll sezonin me spektakël, 7:0 ndaj TOP Footballit

Drini i Bardhë e ka mbyllur sezonin e parë në Ligën e Dytë me një fitore të thellë, duke mposhtur TOP Footballin me rezultat...

“Nuk largohem pa e përmbyll me Lirinë” – Munishi hedh poshtë spekulimet

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka mohuar raportimet mediatike për një largim të mundshëm nga klubi dhe për bisedime me skuadra të...

Lajmet e Fundit