7.5 C
Prizren
E diel, 4 Janar, 2026

Veseli pyet nëse Driton Selmanaj është anëtarësuar në ndonjë parti (Video)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme bashkëpunim mes Kuvendit të Kosovës dhe shoqërisë civile.

Veseli ka thënë se që nga ardhja e tij në krye të Kuvendit të Kosovës, ka pasur prioritet rritjen e transparencës.

Por, Veseli në konferencën e Parë Vjetore për Partneritet midis Kuvendit të Kosovës dhe Shoqërisë Civile, ka kritikuar shoqërinë civile, pasi siç është shprehur ai që një vit asnjëri nga përfaqësuesit e shoqërisë civile nuk ka shkuar në zyrën e tij për ti dhënë ndonjë vërejte, por të gjitha i kanë bërë në media, raporton lajmi.net.

Veseli në këtë konferencë në mënyrë ironike ka pyetur nëse udhëheqësi i organizatës Instituti Demokratik i Kosovës, organizatë që monitori punën e Kuvendit, Driton Selmanaj është anëtarësuar në ndonjë parti politike.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, tha se sikur në institucionet shtetërore që ka njerëz që keqpërdorin pozitën zyrtare edhe në shoqëritë civile ka të atillë që zhvatin para.

“Institucionet e vendit nuk janë të gjitha me djaj, por as shoqëria civile nuk është e mbushur me engjëj, ka thënë ndër të tjera Veseli.

Në këtë konferencë mori pjese ehe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, i cili shprehi përkushtimin për rritjen e bashkëpunimit mes Kuvendit e shoqërisë civile.

Më Shumë

Prizreni e nis vitin 2026 me lindjen e foshnjës së parë mashkull

Në minutat e para të vitit 2026, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka ardhur në jetë foshnja e parë...

Deri në gjysmë ore pritje për të dalë nga Kosova

Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova. Në Jarinje pritjet vijojnë nga 15-20...

Lajmet e Fundit