2.6 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Revoltohet Alush Shala: Turp për Ramadan Mujën e Kujtim Gashin

Kuvendari i PDK-së në Prizren, Alush Shala, ka reaguar pas vënies së gurthemelit të objektit të Qendrës Kulturore Boshnjake, për shkak se nuk është ftuar në ceremoninë e prerjes së shiritit.

Ai, në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se është i papranueshëm fakti se si përfaqësues (ai dhe kuvendarja Fahrije Bytyçi) të zgjedhur të banorëve të lagjes “11 Marsi” ku do të ndërtohet ky objekt, dhe si kryetar i nëndegës së partisë në këtë lagje, nuk janë ftuar nga kryetari i komunës dhe kryesuesi i Kuvendit.

“Turpi nuk ka kufi. Sot në lagjen 11 Mars vëhet gurthemeli i Qendrës Kulturore Boshnjake po nuk ftohemi ne si përfaqësues të zgjedhur të kësaj lagje dhe njëherit edhe si kryetar i kësaj nëndege”, ka shkruar Shala.

Ai ka thënë se gurthemeli është vënë nga njerëz që nuk kanë marrë asnjë votë në lagjen “11 Marsi”.

“Gurthemelin e vënë ata që nuk e kanë marrë asnjë votë në këtë lagje”.

Shala për këtë çështje fajëson drejtpërdrejt kryetarin Ramadan Muja dhe kryesuesin Kujtim Gashi.

“Në emër të kryesisë së nëndegës dhe në emër të dy kuvendarëve shprehi revoltën për veprime të pahijshme si të kryetarit ashtu edhe të kryesuesit të komunës”, ka shkruar Shala. /PrizrenPress.com

Alush Shala-facebook

Më Shumë

Uji përkohësisht jo i pijshëm në Malishevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se, si pasojë e reshjeve të shiut në Njësinë e Malishevës, është rritur niveli...

Bashkimi godet para finales së Kupës? Jalen Riley pritet të zyrtarizohet shpejtë

Bashkimi nuk po ndalet së përforcuari skuadrën. Siç ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin prizrenas, drejtuesit e skuadrës kanë arritur marrëveshje...

Derbi në Prizren

Lajmet e Fundit