Rekomandimi për vizat në shkurt

Më së largu deri në shkurt të vitit 2016, Kosova do të marrë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave, pasi që edhe tetë kriteret e përmendura nga Bashkimi Evropian, tashmë janë adresuar dhe janë zbatuar.

Kështu ka thënë në një intervistë dhënë “Zërit” ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.

Megjithatë, sipas tij, akoma mbetet shumë punë në adresimin e kritereve që ndërlidhen me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit për shkak të kompleksitetit dhe përfshirjes së shumë institucioneve në hetim.

Ndërkohë, duke folur për demarkacionin me Malin e Zi, i cili së fundmi mori pëlqimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, mirëpo që po vazhdon të kundërshtohet nga opozita, Çollaku ka ftuar këta të fundit për dialog që sa më parë ta tejkalojnë këtë proces.

Në fund, ministri Çollaku ka folur edhe për ekstremizmin fetar duke thënë se izolimi i mëtutjeshëm dhe i pakuptimtë i Kosovës vetëm sa do të krijojë hapësirë për akterë të tjerë rajonalë apo ndërkombëtarë, të cilët në asnjë rast nuk ndajnë vlera të shoqërive demokratike, pjesë e të cilave synojmë të jemi edhe ne. /Zëri

Më Shumë

Suhareka në zi, Muharremaj reagon pas vdekjes së Flamur Kuçit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Flamur Kuçit, i cili ka vdekur në moshën 37-vjeçare. Në një...

Sot Çekia-Kosova: Dardanët synojnë rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në Pragë luan kundër Çekisë, në një ndeshje miqësore. Çekët dhe Dardanët do të përballen në Epet Arena, në...

Lajmet e Fundit