Veseli: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, moment i ri në politikën e Kosovës!

I pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me marrëveshjen për Asocacion apo bashkësin e komunave më shumicë serbe brenda Kosovës, duke vlerësuar se ky vendim do të ndikoj që të realizohet dialogu në mes opozitës dhe pozitës, transmeton gazeta blic

Veseli po ashtu ka cilësuar se vendimi i Kushtetueses përbën një moment të rëndësishëm për skenen politike.

Deklarata e plot e Kadri Veselit:

Republika e Kosovës është demokraci kushtetuese dhe mbi bazën e këtij parimi fundamental ne jemi të obliguar që të respektojmë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe vendimin e fundit mbi kushtetutshmërinë e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ky vendim përbën një moment të ri dhe të rëndësishëm për skenën politike në Kosovë.

Ai krijon një hapësirë të re për reflektim të përbashkët dhe për qasje të përbashkët ndaj dialogut politik, si rruga e vetme për të hequr dilemat e ngritura, dhe për të garantuar stabilitetin politik e institucional të vendit.

Ky stabilitet mbetet kusht themelor në ecjen përpara të vendit tonë në rrugën e konsolidimit shtetëror, zhvillimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik.

Më Shumë

Drini i Bardhë e mbyll sezonin me spektakël, 7:0 ndaj TOP Footballit

Drini i Bardhë e ka mbyllur sezonin e parë në Ligën e Dytë me një fitore të thellë, duke mposhtur TOP Footballin me rezultat...

64 aksidente trafiku në 24 orë në Kosovë, 25 me të lënduar

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 64 aksidente trafiku në vend. Nga to, nuk është raportuar asnjë aksident...

Lajmet e Fundit