11.8 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

AAK: Është alarmuese situata në rrugët e Kosovës

Burim Ramadani AAKNumri i aksidenteve është rritur jashtëzakonisht shumë dhe numri i aksidenteve me fatalitet është tepër i madh. “Ky alarm, që po e ngrit sot AAK-ja, duhet të jetë alarm për Qeverinë e Kosovës, Policinë e Kosovës, Kontrollin Teknik të Automjeteve dhe Qytetarët, përkatësisht vozitësit”, ka theksuar deputeti Burim Ramadani.

Sipas statistikave që i ka ndërtuar Departamenti për Siguri i AAK-së, vetëm gjatë dy javëve të fundit kanë ndodhur 10 vdekje në aksidente përmes 7 aksidenteve, 203 aksidente me së paku 82 të lënduar dhe 625 aksidente pa lëndime të njerëzve.

AAK e ka ngritur këtë çështje edhe në Parlamentin e Kosovës dhe kemi marrë përgjigje zyrtare që p.sh vetëm gjatë muajit prill 2013 janë rritur aksidentet në trafik për rreth 24 % në krahasim me prillin 2012.

Sipas AAK-së duhet bërë rritja e numrit të patrullimeve nëpër rrugë nga Policia e Kosovës, mirëmbajtja e rrugëve nga Qeveria e Kosovës, kampanja vetëdijësuese për shoferët, hartimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Sigurinë në Komunikacion dhe amandamentimi i Ligjit për Sigurine në Komunikacionin Rrugor.

Më Shumë

Superliga në aksion me super ndeshje

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet në aksion me shumë ndeshje interesante. Derbi i kësaj jave zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër të basketbollit të...

Arrestohet një burrë në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

  Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin për ushtrim të dhunës ndaj familjarëve të tij. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur më...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit