8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Juda Iskarioti në Jerusalem

Abdulla Thaci LDKAbdullah V. Thaçi

Në kohën kur në çarshi po bohet llafi e në gazeta po shkruhen fjalë se PDK po e humbë pushtetin ne “Jerusalem”, paralelë me këtë lexova edhe një shkrim që edhe Bujar Bukoshi po e përkrah LDK-në në zgjedhjet e sivjetme komunale dhe ato parlamentare. Nga asnjëri lajm nuk më erdhi çudi. Për të parin lajm u gëzova, e të dytin e injorova. Duke mos dashtë të merrem me individ, unë po merrem me vetën, me Prizrenin, shtëpinë time. Këtu pos tjerash kujtoje trishtimin, ku në 2007 erdhën pos tjerëve edhe derrat nga malet dhe rriqrat nga fusha për të na pushtuar Prizrenin dhe për ta shendrruar në një lloj Jerusalemi!

Kështu edhe ndodhi, ky pushtim u sforcua edhe më shumë në 2009. Prizreni në shtet rrethim, ku nga lartë kishte zbrit e tërë qeveria me në krye Hashim Thaçin e ku nga burgu ishin liruar në “pushim” edhe disa komandant kriminel, vetëm e vetëm për ta ruajt sundimin.

Si do koftë, në atë kohë secili bëri punën e vet, dhe LDK ishte e kalitur me kohe të punonte nën pushtim dhe sundim. Në momentin kur po intensifikohej fushata elektorale dhe kur shtabi elektoral i LDK-së po arrinte suksesin e pritur, në zyrat e Degës së LDK-së në Prizren na u shfaq “shpëtimtari” Bujar Bukoshi së bashku me “engjëllin” Dardan Gashi, kinse për të na ndihmuar!

Ata aty erdhën me një mision, të kundërtën me atë që ne e besonim, spiunimin dhe dëmtimin e strategjisë së shtabit të kandidatit LDK-së. Kështu edhe ndodhi, Hanefi Muharremi, kandidati i LDK-së edhe pse i fitojë zgjedhjet lokale në Prizren, ati çuditërisht ju mohua e drejta për ta jetësuar vullnetin e qytetareve, për të qenë kryetar!

Kjo falë kontributit nga “informatat e besueshme” dhe inskenimet e Juda Iskariotit me shokët e ti, të cilët Prizrenin e quan në trikotazh, mafisë i dhanë kohë për mobilizim, dhe kështu misioni i tyre u kompletua. U shty edhe për katër vjet lirimin i Jerusalemit .!

Misionarët e suksesshëm të dërguar në Jerusalem, nuk u ndalën me kaq, ata në dështim për ta marr kontrollin e plotë në LDK, themeluan edhe “lista” me emrin e Presidentit Rugova!

Euforia e tyre frazeologjike, se LDK e vërtetë e ka “selinë” në Velani, kurse ajo e Hashimit tek Qafa, për kohën e arriti një efekt afat shkurt. Edhe pse me pasoja, shpejtë ju doli e palara, e njohura nga Prizreni tani më u pa në tërë Kosovën.
Ku sot secili prej nesh e dimë, se çka ata morën në kundërvlerë për dëmin e shkaktuar në LDK. Ata u shpërblyen me pozita qeveritare, ku nga ajo kohë deri më sot kemi edhe avancimin e sojit të tyre me pozitat qeveritare!…

Duke mos dashtë të jem ligjërues i moralit për askënd, por duke ia kujtua secilit që është pjesë e lidershipit në LDK, se koha e eksperimenteve ka kulu moti. Unë as nuk po dua të besoje që e pranojnë një përkrahje nga njerëz të tillë. Sepse jo kot thuhet se ai që të shet një herë të shet përherë.

Prandaj, ky njeri dhe kjo “listë”, së bashku me një pjesë të atyre që janë të fshehur brenda strukturave duhet të mbahet përgjithmonë jashtë LDK-së. Sepse ata janë të kapur peng nga SHIK-u dhe dihet kujt i shërbejnë.

Një fakt është i pa mohueshëm, se justifikimet patriotike të mos veprimit konkret “për hir të proceseve”, apo se kjo apo ajo janë “rekomandime të ambasadave mike”, janë vërtetë përralla të konsumuara, ku moshën e të besuarit në baba dimër,si shumica e bashkë veprimtarëve të mi, e kam kaluar para fruthit dhe kollit të keq.

Nuk ka as një individ e leje më shtet mik që e ka ndihmuar Kosovën që mundet me thonë se Ju duhet të pranoni disfatën edhe nëse e keni fituar lojën! Unë po lutem dhe po dua të besojë, të paktën për herë të parë pas vdekjes së Presidentit Rugova, se lidershipi i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka të qarta tendencat e afrimit të misionarëve të tillë, të sojit të Juda Iskariotit bukoshian.
(Autori është anëtar i komisionit për Informim në Degën e LDK-së në Prizren. Qëndrimet në këtë artikull janë krejtësisht personale)

 

Më Shumë

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar mbrojtjes së ambientit

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.  Si pjesë përkrahëse e fushatave sensibilizuese,...

Totaj inspekton ndërtimin e obeliskut të UÇK-së

Në vazhdën e punimeve, në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës (rrugëve dhe ambientit), turizmit kulturor në Leskovec”, sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku...

Lajmet e Fundit