8.7 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

AAK dhe Haradinaj distancohen nga dhuna

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe lideri i saj Ramush Haradinaj kanë apeluar me anë të një komunikate që të tërhiqen të gjithë të përfshirët në incidentet e dhunshme pas protestës së sotme të opozitës në Prishtinë.

“Protesta e sotme e mbajtur në Prishtinë, ishte protesta më e madhe e mbajtur që nga paslufta”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.

“Dhjetëra mijëra qytetarë nga të gjitha përcaktimet politike, sot i thanë jo qeverisë Mustafa”.

“Mesazhet e kësaj proteste ishin më të qartat dhe më të vendosurat se kjo qeveri nuk mund ta vazhdojë mandatin e saj”.

“Ne si parti politike u shprehim falëndërimet më të thella qytetarëve të Kosovës, për angazhimin e tyre dhe për vendosmërinë që të jënë aktiv në vendimet e rëndësishme për vendin”.

AAK shpreh keqardhjen për incidentet që pasuan protestën e sotme.

”Prandaj AAK dhe Kryetari Haradinaj, ftojnë të gjithë ata që eventualisht kanë mbetur të përfshirë në incidente të dhunshme, që të tërhiqen sa më parë dhe të mos e rrezikojnë as sigurinë e vetë e as të policisë së Kosovës dhe njëkohësisht ta zbehin zërin e fuqishëm qytetarë kundër kësa qeverie”.

“Incidentët e dhunshme janë të papranueshme, po aq sa është e papranueshme edhe sjellja e papërgjegjshme e qeverisë ndaj reagimit qytetar”.

“Aleanca do të vazhdojë të jetë e lidhur ngushtë me qytetarin e vendit, në këto procese të rëndësishme për vendin”, thuhet në komunikatë. /PrizrenPress.com

Më Shumë

P.C Prizreni mbetet në Ligën e Parë

Proton Cable Prizreni nuk ka arritur të sigurojë ngjitjen në ProCredit Superligë, pasi është mposhtur në serinë finale nga Drita. Skuadra prizrenase u ndal në hapin...

Lepenci mposht Drinin e Bardhë me dy gola

Lepenci ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtur Drini i Bardhë me rezultat 2:0, në kuadër të javës së 26-të të Ligës së...

Lajmet e Fundit