8.7 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Zafir Berisha: Eskalimi i situatës, inskenim i Thaçit dhe Mustafës

Deputeti nga radhët e NISMA–s, Zafir Berisha, ka komentuar rrjedhën e protestes së sotme. Ai, në llogarinë e tij në Facebook, thotë se protesta masive e qytetarëve kundër Qeverisë anti-kushtetuese ishte mesazh i qartë që, sipas tij, filloi fundi i kësaj Qeverie esatiste.

Eskalimi i protestës, sipas Berishës, ishte  inskenim i Thaçit dhe Mustafës.

“Protesta masive e qytetarëve kunder Qeverisë antikushtetuese ishte mesazh i qartë që filloi fundi i kesaj Qeverie esatiste”, ka shkruar Berisha.

“Isa e Hashimi inskenuan një situatë jo shumë të kendshme pas shpërndarjes së dhjetëra mijëra qytetarëve se gjëja opozita është e interesuar ta rrëzoi Qeverinë me dhunë. Por skenarët që po shihen momentalisht përmes televizorit në rruget e Prishtinës, qytetarët janë të bindur që ky është skenar i kësaj Qeverie të turpshme e cila me ç’do kusht po mundohet të qëndroj në pushtet edhe për kunder shkeljeve kushtetuese”.

“Shihemi javën e ardhshme për të vazhduar atë që e filluam sot!” /PrizrenPress.com

Më Shumë

Akil Gjakova përfundon i 5-ti në Kampionatin Evropian për Senior 2026

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, është renditur në vendin e pestë në Kampionatin Evropian për Senior 2026, që po mbahet në Gjeorgji, pas një serie...

P.C Prizreni reagon ashpër ndaj vendimit të FBK-së për dënimin e kapitenit

Proton Cable Prizreni ka reaguar publikisht ndaj vendimit të Komisionit të Garave të FBK-së, i cili ka dënuar kapitenin Edmond Kryeziu me 3 ndeshje...

Lajmet e Fundit