15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Qeveria dënon aktet e tmerrshme të dhunës

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon aktet e tmerrshme të dhunës të udhëhequra nga drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, sot në Prishtinë.

“Duke respektuar të drejtën për protestë të ligjshme dhe paqësore, Qeveria e Republikës së Kosovës e konsideron sulm të drejtpërdrejtë mbi rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, djegien e një pjese të objektit të Qeverisë, goditjen dhe hedhjen e koktejit të molotovit mbi zyrtarët policorë dhe aktet e tjera të shumta të dhunës ndaj qytetarëve, pronës publike dhe private”, thuhet në reagim.

“Qeveria e Kosovës vlerëson se dhuna e shfaqur në këtë protestë, është e organizuar nga humbësit e dëshpëruar të të gjitha zgjedhjeve në Kosovë, të cilët ambiciet e tyre politike, po përpiqen t’i realizojnë me djegie të institucioneve legjit ime dhe përmes zhytjes së vendit në krim dhe anarki”.

“Qeveria e Kosovës dënon, po ashtu, djegiet dhe rrënimet e kryera në Prishtinë, të prira dhe të nxitura nga kryetari i kryeqytetit dhe drejtuesit tjerë politikë të emëruar së fundi në Komunën e Prishtinës, si dhe thekson se distancimi “sa për sy e faqe” nga dhuna ndaj institucioneve kushtetuese, si largon ata nga përgjegjësia”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje të thellë për qytetarët e Kosovës, që me gjithë propagandën dhe manipulimet e sponsoruara nga burime të dyshimta, nuk iu bashkëngjitën kësaj proteste, ku nuk u pa asnjë flamur dhe simbol i shtetit të Kosovës, pasi që qytetarët e dinin se në këtë protestë do të kishte elementë kriminalë”.

“Qeveria e Kosovës konsideron se kjo protestë kishte për synim rrëzimin me dhunë të Qeverisë dhe lënien e vendit në duar të të inkriminuarve që sot ia vunë zjarrin objektit dhe policisë, ka po a shtu për qëllim prishjen e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, parandalimin e liberalizimit të vizave dhe proceseve tjera eurointegruese, si dhe stopimin e zhvillimit ekonomik të vendit”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do të lëshojë pe për shkak të presioneve kriminale, por me besimin e qytetarëve dhe me përkrahjen e vendeve mike perëndimore, do të punojë me përkushtim të plotë për zhvillim të mëtejshëm ekonomik të vendit, integrime euroatlantike, si dhe fuqizimin e gjithanshëm të partneritetit dhe miqësisë me SHBA-të dhe BE-në, procese që nuk mund të zbehen nga dhuna e skajshme që po manifestohet nga grupe parapolitike dhe kriminale të veshura me petk politik”.

“Qeveria e Kosovës vlerëson punën e organeve për zbatimin e ligjit, që në përputhje të kompetencat dhe detyrat e tyre si dhe aktet ligjore, po mbrojnë institucionet, qytetarët dhe pronën publike e private nga dhuna, si dhe kà «rkon nga organet e zbatimit të ligjit, që konform ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, të marrin masat për zbardhjen e plotë të zhvillimeve të sotme, ku u lënduan disa pjesëtarë të Policisë, gazetarë dhe qytetarë të rastit”. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuzat për krime lufte

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar Sylejman Selimin, ish-komandantin e UÇK-së nga akuza për veprën “krime lufte”. Ky vendim, është marrë gjatë seancës së...

Policia jep detaje për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Prizren,...

Lajmet e Fundit