29.1 C
Prizren
E enjte, 28 Gusht, 2025

Thaçi shtyn anëtarësimin në KE për t’i shpëtuar Speciales

Pavarësisht se janë krijuar të gjitha parakushtet, që Kosova të aplikojë dhe të marrë votat e mjaftueshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjë që do ta bënte më të lehtë edhe krijimin dhe funksionalizimin e të gjitha trupave përcjellëse të Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të luftës, analistët politikë dhe njohësit e rrethanave aktuale në Kosovë konsiderojnë se pozicionimi i Hashim Thaçit në pozitën e ministrit të Jashtëm dhe të zëvendëskryeministrit të Kosovës, po shfrytëzohet edhe për zvarritjen e qëllimshme të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në KE.

Kjo zvarritje, sipas tyre, po bëhet vetëm e vetëm që me këtë proces të zvarritet funksionalizimi i Gjykatës Speciale, derisa lideri i PDK-së Thaçi, që përflitet si një nga figurat qendrore që do të gjendet para kësaj Gjykate, të zgjidhet në pozitën e presidentit dhe mbase me këtë të fitojë edhe një lloj imuniteti të përkohshëm artificial nga trajtimi para Speciales. Deputeti Adem Salihaj, nga LDK-ja, konsideron se pas situatës dramatike, me plot vështirësi të miratimit në Kuvend të Gjykatës Speciale, tani akti tjetër i themelimit dhe funksionalizimit të saj po vihet në pikëpyetje, pikërisht për shkak të pengesave që dyshohet se po dalin si pasojë e situatës së mjegullt që po e krijon MPJ-ja e drejtuar nga Hashim Thaçi.

“Ne patëm vështirësi serioze për ta kaluar në Kuvend Gjykatën Speciale. Pas marrjes së vendimit, ne vlerësuam se u hap rruga për formimin e saj. Megjithatë formimin e Gjykatës Speciale po e mbulon një vello misterioziteti dhe mungesë e madhe transparence. Tash topi është te ministri i Punëve të Jashtme. Asnjë informatë zyrtare nuk e kemi se çka po ndodh. Sipas asaj që kemi dëgjuar nga mediet, Holanda nuk ka pranuar që në territorin e saj të formohet Gjykata Speciale, për arsye se Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës. Ne nuk e dimë se cilat janë arsyet që Hashim Thaçi dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk e kanë përgatitur vendin për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Lidhur me këtë çështje mungon transparenca totale”, thotë deputeti i LDK-së Adem Salihaj. /Kosova Sot

Më Shumë

Totaj: Qeveria e Kurtit e ka penguar punën e komunës së Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi në Pressing në T7 se Qeveria Kurti e ka penguar punën e komunës dhe vetëm këtë vit ua...

GIZ Kosova: Bashkëpunim për qytete më të gjelbra dhe më të jetueshme

GIZ Kosova dhe Komuna e Prizrenit, Komuna e Gjakovës dhe Komuna e Gjilanit kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi për të forcuar bashkëpunimin në zhvillimin e...

Lajmet e Fundit