Ish-Sekretari i NATO-s: Gazi lotsjellës nuk u bën mirë, duhet ta luftoni korrupsionin

Ish-sekretari i NATO-s, Lordi George Robertson gjatë një ligjërate në kolegjin Universum ka thënë se nuk ka rrugë të mirë ose më të mirë për ta ndjekur që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s.

“Thjesht duhet të keni gjyqësor më të fuqishëm, ligje shumë të forta kundër korrupsionit, qeverisje të mirë, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore”.

Ai gjithashtu ka thënë se gazi lotsjellës nuk i kontribuon këtij vendi ndërsa sipas tij janë qytetarët ata që do t’i tregojnë Qeverisë nëse po bën punë të mirë ose jo, njofton Klan Kosova.

Robertson ka folur edhe për FSK-në duke thënë se kanë kaluar 17 vite që nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë.

“Tani Serbia është një shtet krejt tjetër ashtu si edhe Kosova është një shtet krejt tjetër. Sa më shumë që punoni e sa më shpejtë do të keni një ushtri e cila sigurisht që është e mirë për vendin dhe do të ofrojë më shumë siguri për vendin” ka vazhduar më tej ai.

Më Shumë

Kandidatët e Vetëvendosjes takuan bizneset në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren

Kandidatët e Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore, kanë zhvilluar një vizitë te bizneset përgjatë rrugës "Remzi Ademaj", ku prezantuan programin...

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

Lajmet e Fundit