-6.4 C
Prizren
E diel, 11 Janar, 2026

Universiteti i Prizrenit dhe Mitrovicës lidhin marrëveshje

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” dhe ai i Prizrenit “Ukshin Hoti” do bashkëpunojnë në fushën akademike duke krijuar kontakte të drejtpërdrejta edhe për anëtarët e departamente dhe fakulteteve.

Për këtë qëllim të hënën në Mitrovicë u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet këtyre universiteteve, nga rektori i UMIB-it, Alush Musaj dhe rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj.

Të dy rektorët e kanë vlerësuar si një marrëveshje të rëndësishme, që do të mundësoj zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve që ata udhëheqin.

Ata shprehën zotimin e tyre për të kryer aktivitetet që nevojiten për të realizuar objektivat e marrëveshjes.

Në kuadër të marrëveshjes me gjithsej tetë pika, janë precizuar obligimet që kanë universitetet për jetësimin e kësaj marrëveshjeje.

Parashihet shkëmbimi i vizitave të anëtarëve të stafit didaktik dhe kërkimor, që kanë për qëllim promovimin e seminareve, kurseve, konferencave etj.

Po ashtu planifikohet shkëmbimi i botimeve, materialeve akademike, shkëmbimi i studentëve pasuniversitarë dhe personelit kërkimor më qëllim të ndjekjes së seminareve etj.

Në një pikë të veçantë të marrëveshjes, saktësohet se bashkëpunimet e veçanta ndërmjet njësive akademike të të dy universiteteve do të përcaktohen me protokolle të veçanta. Si të tilla ato do të firmosen edhe nga përfaqësuesit e tyre kompetentë.

Rektori i Alush Musaj, potencoi se kjo marrëveshje bashkëpunimi, ashtu sikur të tjerat që janë nënshkruar me universitete jashtë dhe brenda vendit, është me interes dhe në dobi të vetë studentëve, si dhe të punës kërkimore në universitet. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

2 mijë e 244 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.   Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 19 aksidente me të...

Prokuroria kërkon paraburgim për ish-drejtorin e BKS-së, Sami Mazreku

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se më 8 janar 2026, në Departamentin e Përgjithshëm -Divizioni Penal, ka pranuar nga Prokuroria Themelore në Prizren...

Lajmet e Fundit