24.2 C
Prizren
E diel, 22 Qershor, 2025

Nis përpjekja për tejkalimin e krizës

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka nisur një takim me liderët e partive politike, në përpjekje të gjetjes së një zgjidhje për tejkalimin e krizës në vend.

Në takim, po marrin pjesë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe lideri nga partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ftesës së presidentes Jahjaga nuk i janë përgjigjur kryetarët e dy partive tjera opozitare, Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Fatmir Limaj nga partia Nisma.

Sidoqoftë, që nga 25 gushti i vitit të kaluar, kur opozita ishte marrë vesh që veprimet e saja t’i ketë të koordinuara dhe unike, kjo është hera e parë që njëri prej liderëve nga ky tabor, në këtë rast, Ramush Haradinaj (AAK), vendos të shkoj vet në një takim të tillë me përfaqësuesit e partive në pushtet.

Takimi i thirrur nga presidentja është thëne se ka si qëllim gjetjen e një zgjidhje politike në mënyrë që Kuvendi, sidomos t’i kthehet normalitetit pas bllokimit të punës nga ana e opozitës.

Po ashtu, funksionalizimi i plotë i Kuvendit në këtë fazë, shihet si jetik për Kosovën, ngaqë brenda një muaji, ky institucion duhet të zgjedh presidentin e ri të Kosovës. Në të kundërtën, vendi do të zhytej në një krizë të thellë institucionale e politike.

Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, i kanë shkruar letër presidentes Jahjaga duke u kërkuar që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Këto subjekte politike kanë paralajmëruar protestën e radhës më 17 shkurt 2016, në përvjetorin e 8 të pavarësisë së Kosovës.

Protestat e opozitës kanë nisur muaj më parë, në kundërshtim të marrëveshjes ndërmjet Kosovë?s dhe Serbisë? në? Bruksel, të arritur më 25 gusht, për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Sidoqoftë, në takimin e sotëm në zyrën e presidentes, po marrin pjesë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie si dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian, Samuel Zbogar.

Roli i përfaqësuesve ndërkombëtar, sidomos atyre amerikan, ishte përcaktues edhe në momentin e lidhjes së koalicionit aktual qeverisës ndërmjet PDK-së dhe LDK-së.

Më Shumë

Spitali i Prizrenit mirëpret përfaqësuesit e CIMIC-ut italian

Drejtoresha ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, të premten ka pritur në takim përfaqësues të...

Arrest shtëpiak për zyrtaren Komunës së Prizrenit, Shpresa Osmanollaj

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtares së...

Lajmet e Fundit