20.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Shtyhet data e ceremonisë së zhvarrimit të Ibrahim Kodrës

Ministria e Kulturës njofton se në vijim të kërkesës së fondacionit “Ibrahim Kodra” ceremonia në nderim të Mjeshtrit, Ibrahim Kodra, “Nder i Kombit” i cili do të prehet në Memorialin në Kodrat e Liqenit, shtyhet për një datë tjetër të mëvonshme.

Ekzekutorët testamentarë kërkojnë të vlerësojnë momentin më të pjekur për të proceduar me amanetin e mbramë të Mjeshtrit për t’u prehur në Tiranë, ose në Durrës.

“Fondacioni “Ibrahim Kodra” përjetësues të vullnetit të Mjeshtrit Kodra, në nismën e tij për plotësimin e vullnetit të Maestros paraqitur në Ministrisë e Kulturës, theksonte rëndësinë e promovimit të vlerës së artistit dhe të njeriut. Me kërkesë të vazhdueshme të ekzekutorëve testamentarë të Maestro Ibrahim Kodrës, në kuadër të dhjetë vjetorit të vdekjes së tij, Ministria e Kulturës, autoritetet vendore, në përputhje me ligjet në fuqi, nisën një bashkëbisedim me komunitetin e Ishmit, për të mundësuar vendosjen e eshtrave në Tiranë, sipas vullnetit të tij.

Me gjithë bisedimet disa ditore të zëvendësministrit të Ministrisë së Kulturës, të përfaqsuesve të ekzekutorëve testamentarë si dhe angazhimit të deputetëve të zonës, si pasojë e keqkuptimeve, keqinformimeve dhe keqpërdorimeve për rastin në fjalë, një grup banorësh krijuan një rezistencë të paarsyeshme dhe të padrejtë për procedurat ligjore të përmbushjes së amanetit të fundit të Maestros.

Ky qëndrim i paarsyeshëm, e pamundësoi përkohësisht realizimin e amanetit dhe nderimin e Maestros në një monument të ri në Tiranë, veç atij ekzistuesit në Ishëm.

Shteti Shqiptar nëpërmjet Ministrisë së Kulturës mori përsipër të organizonte ceremonialin protokollar të nderimit dhe promovimit të vlerave të Mjeshtrit, njohur botërisht si “Primitivi i fundit i një qytetërimi të ri”. Njohja e brezave me punën e mjeshtrit dhe atë çka ai bëri për vendin e tij është publike dhe me interes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Çështja e zhvarrimit të piktorit të njohur ka ngjallur diskutimet të shumta duke sjellë së pari reagimin e banorëve të Ishmit, ku aktualisht prehet piktori, të cilët kanë protestuar disa ditë me radhë kundër këtij vendimi, por edhe të eksponentëve politike, siç është deputeti socialist, Ben Blushi i cili i ka kërkuar llogari ministres së Kulturës se pse nuk foli më parë me banorët e ishmit lidhur me këtë vendim.

Më Shumë

Kryeministri Kurti për Asociacionin: Është larg asaj që ka kërkuar Beogradi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe me ç’rast ka thënë se gjithçka duhet të jetë në...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1391 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit