26.5 C
Prizren
E diel, 21 Shtator, 2025

Qytetarët do ta ndëshkonin Hashim Thaçin

PDK-ja i frikësohet zgjedhjes direkte të presidentit. Lihet anash, qëllimisht, pakoja e gatshme ligjore

Koalicioni PDK-LDK po e shkel marrëveshjen politike dhe rezolutën e Kuvendit, për të pamundësuar zgjedhjen e kreut të shtetit nga populli. Skandalet e njëpasnjëshme ia kanë ulur autoritetin dhe e kanë zbuluar fytyrën e vërtetë të kandidatit presidencial

Pavarësisht faktit që PDK-ja dhe vetë kreu i saj Hashim Thaçi, së bashku me LDK-në kanë punuar dhe e kanë finalizuar gjatë mandatit të kaluar gjithë projektin e ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët, madje është hartuar edhe Ligji për presidentin dhe kompetencat e tij, që janë gati si pako për miratim në Kuvend, tani PDK-ja nuk po i bindet kërkesës së opozitës së bashkuar që të zbatohen këto ndryshime, duke ndërruar mendjen tërësisht nga koncepti dhe parimet për të cilat ishte angazhuar në të kaluarën mbi bazën e vetë rezolutës së miratuar në Kuvend, shkruan Kosova Sot.

Analistët politikë dhe përfaqësues të subjekteve opozitare theksojnë se një ndryshim kaq rrënjësor i qëndrimeve të PDK-së dhe kreut të saj Hashim Thaçit, sa i takon zgjedhjes së presidentit, ka të bëjë pikërisht me ambiciet e tij personale të cilat tani nuk do të mund t’i realizojë në një konkurrencë demokratike të kërkimit të votës për president nga qytetarët. Ata theksojnë se pazaret politike në bisedime me Serbinë dhe instalimin e oligarkisë kriminale në parti dhe strukturat qeverisëse, e sidomos me daljen e informatës se është agjent i shërbimeve sekrete, gjë të cilën ishkryeministri nuk po e merr guximin që ta demantojë, janë ato elemente që e kanë degraduar aq rëndë figurën e Hashim Thaçit, saqë ballafaqimi me qytetarët në kërkim të votës së drejtpërdrejtë për president të vendit do ta varroste përfundimisht karrierën e tij politike me një “JO” të madhe nga votuesit e Kosovës. /Kosova Sot

Më Shumë

Paralajmërim, varianti i ri i Covid përhapet me shpejtësi: Ngjirja e zërit si shenja e parë

Varianti i Covid Stratus, i njohur edhe si XFG, po përhapet me shpejtësi në të gjithë popullatën dhe ka një simptomë të hershme delikate...

63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit