30.1 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025

Sanders vs Clinton – Përplasja rritet, dallimet thellohen

Mbrëmë është zhvilluar debati i radhës në mes të dy kandidatëve për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga radhët e Demokratëve – Hillary Clinton dhe Bernie Sanders.

Clinton e Sanders janë përplasur për disa çështje, siç janë politikat shëndetësore dhe politika e jashtme, por debati më i ashpër është zhvilluar se kush është pro e kush kundër, Presidentit të tanishëm të SHBA-ve, që vjen nga radhët e Demokratëve, Barack Obama, njofton Klan Kosova.

Hillary Clinton ka thënë se Bernie Sanders e ka kritikuar shumë shpesh qasjen e Obamës dhe politikat e tij, madje ajo tha se Sanders e ka quajtur Presidentin aktual të dobët dhe më mbiemra të tjerë jo të hijshëm.

“Këto lloj kritikash i pres nga Republikanët, por jo nga senatori Sanders”, ka thënë Clinton.

Sanders është përgjigjur se ai ka qenë në vazhdimësi përkrahës i Obamës dhe i ka ndihmuar në vazhdimësi atij, por ka thënë se kur duhet të kritikohet dikush, ai nuk heziton ta kritikojë as Obamën.

“Në mes nesh është vetëm njëri që ka garuar kundër Presidentit Obama, dhe ai nuk jam unë”, ka ironizuar Sadners.

Në debatin e organizuar nga televizioni publik PBS NewsHour, të shtatin me radhë mes Demokratëve, është diskutuar edhe për reformën e migrimit dhe për 11 milionë njerëzit që qëndrojnë ilegalisht në Amerikë. Sanders ka thënë se nuk do ta deportonte asnjë nga vendi dhe me këtë është pajtuar edhe ish-sekretarja Clinton.

Normalisht nuk është lënë pa u diskutuar edhe për temën favorite të senatorit nga Vermonit – Wall Street-in.

Ai përsëri ka përmendur faktin se në Amerikë ka një sistem të korruptuar zgjedhor, ku të pasurit financojnë kampanjat e politikanëve dhe më pas i influencojnë ata.

Clinton, e cila ka mbështetje nga donatorët e mëdhenj, është kundërpërgjigjur se jo domosdoshmërisht nëse ndihmohesh me para nga pasanikët edhe influencohesh nga ata dhe ka përmendur Obamën, i cili përkundër se kishte donatorë të mëdhenj iu vu pas atyre, kur ishte e nevojshme.

Shtetet e radhës të cilat votojnë, janë Nevada dhe Karolina Jugore, të dyja vende këto me popullsi kryesisht hispanike dhe afro-amerikane, prandaj është diskutuar edhe për barazinë para ligjit të të gjitha racave që jetojnë në Amerikë.

Sanders ka thënë se është e pakuptimtë se si burgjet në vend janë të mbushura kryesisht me afro-amerikan, ku vetëm në shtetin e Karolinës Jugore çdo i katërti adoleshent me ngjyrë përfundon në burg.

Sanders ka premtuar se nëse zgjedhet President ai do ta ndryshojë sistemin duke krijuar më shumë qendra edukimi dhe duke zvogëluar numrin e të burgosurve në vend.

Ndërsa Clinton, e cila u mundu të paraqitet mirë, pas humbjes së thellë që e pësoi në New Hampshire para pak ditësh, tha se Sanders do ta rrisë për nga numri i personelit administratën shtetërore deri në 40 për qind, nga sa është tani.

Votimet në Nevada e Karolinën Jugore do të jenë shumë të rëndësishme, sidomos për Bernie Sanders, i cili, sipas sondazheve, nuk përkrahet shumë as nga komuniteti afro-amerikan e as nga hispanikët.

Më Shumë

Fillon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 28 qershor ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale...

Suharekë: Vdes burri i cili dyshohet se u rrëzua në vendin e punës

Një burrë nga Suhareka ka vdekur të hënën në QKUK, pasi më 18 qershor dyshohet se ishte rrëzuar në vendin e tij të punës. Policia...

Lajmet e Fundit