5.5 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Obama uroi Jahjagën për festën e Fitër Bajramit

Obama-JahjagaPresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama e ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

”Në emër të popullit Amerikan, po ju përcjell ju dhe popullit të vendit tuaj dëshirat më të mira me rastin e festës së madhërishme të Fitër Bajramit. Gjatë muajit të kaluar, Myslimanët në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën kanë ndarë në mes vete traditën e Ramazanit me familjet dhe miqtë e tyre, duke marrë forcë nga feja e tyre dhe duke i ndihmuar ata me më pak fat. Shpresoj se muaji i shenjtë i Ramazanit ishte një kohë e ripërtëritjes për komunitetin mysliman të vendit tuaj. Ju dhe popullit tuaj i dëshiroj paqe, shëndet dhe prosperitet në vitin në vijim. Me fat Bajrami”, thuhet në urimin e presidentit Obama.

Më Shumë

Organizata “Shqiptaria” reagon ashpër ndaj paradës ushtarake turke në Prizren

Organizata “Shqiptaria” reagon ashpër ndaj shfaqjes së një parade ushtarake nga ushtria turke në Prizren, ku janë përdorur simbole dhe elemente të epokës osmane. Në...

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një rast i hetimit të vdekjes është raportuar më 23 prill në Prizren.   Sipas informacioneve zyrtare, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes...

Lajmet e Fundit