14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Ministri Buja priti në takim një delegacion nga Universiteti Maharishi

RameBuja-BevanMorrisMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka pritur sot në takim një delegacion nga Universiteti Maharishi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë prezantuar një projekt, i cili ka të bëjë me meditimin transcendental dhe zgjerimin e të kuptuarit të studentëve përmes aplikimit të kësaj mënyre të meditimit.

Ministri Buja, me këtë rast, ka shprehur gatishmërinë e institucioneve arsimore në Kosovë për të krijuar mundësi realizuese të kësaj metode për vetëzhvillim, të praktikuar në shumë vende të botës. Ministri Buja, ka shprehur interesimin e tij që kjo metodë e të medituarit të instalohet edhe në vendin tonë.

Bevan Morris, president i Universitetit Maharishi, i cili ka folur për mënyrën e edukimit të studentëve në këtë universitet, ka thënë se dallimi në mes të sistemit të edukimit që praktikohet në universitetin që ai udhëheqë dhe edukimit bashkëkohor, është se ky i fundit koncentrohet në studimin objektiv.

Morris, po ashtu vlerësoi se studentët, të cilët diplomojnë në këtë universitet janë të veçantë, më kreativë dhe më inteligjent, duke pasur parasysh faktin se truri angazhohet më shumë.

Meditimi Transcendental e ka origjinën tek Maharishi Mahesh Yogi. Ai është themeluesi i organizatës që vazhdoi përtej vdekjes së tij. Në vitin 1955, Maharishi filloi të mësonte një teknikë tradicionale meditimi që e quajti Meditim Transcendental./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia shqiptoi për 24 orë, 2292 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2292 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Pak fllad, IHMK del me një lajm të mirë për temperaturat

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell, ku nga mesi i javës temperaturat do të bien deri në 26...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit