2.5 C
Prizren
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Institucionet nuk kanë njohuri për Ligjin e Mbrojtjes së Informatorëve

LevizjaFOL-logoLëvizja “Fol“ organizoi të martën një debat për Ligjin e Mbrojtjes të Informatorëve. Në këtë debat kanë marrë pjesë nënkryetari i Komunës, Ruzhdi Rexhaj, kryeprokurori Sylë Hoxhaj, përfaqësuesit e subjekteve politike dhe të shoqërisë civile.

Elbasan Racaj nga Lëvizja “Fol” tha se në bazë të një hulumtimi rezulton se niveli i njohurive që kanë personat zyrtarë për ligjin për mbrojtjen e informatorëve, që është miratuar nga Kuvendi i Kosëovës në gusht të vitit 2011, dhe të dekretuar nga Presidentja është i ulët. “Sipas të gjeturave të këtij hulumtimi vetëm 73.6 për qind e zyrtarëve që mbajnë funksione të ndryshme publike janë të informuar për ekzistimin e Ligjit për Mbrojtjen e Infromatorëve, ndërkaq 26.4 për qind nuk janë fare të informuar për ekzistimin apo mosekzistimin e tij. Më keq puna qëndron sa i përket mbajtjes së ligjit. Vetëm 15 për qind e zyrtarëve publik të nivelit qendror dhe lokal rezulton të kenë njohuri me për këtë ligj. 60 për qind deri diku, 21 për qind pak dhe 4 për qind kanë deklaruar të kenë të mos kenë farë njohuri- aspak”, tha Racaj.

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Ruzhdi Rexhaj tha se institucioni që përfaqëson nuk ka qenë në dijeni për ekzistimin e këtij ligji. “Për herë të parë për këtë ligj dëgjova kur kam marrë ftesën nga ‘Fol’, tha Rexhaj. Ai premtoi se Komuna e Prizrenit do të angazhohet që të zbatohet ky ligj. “ E di që është sfidë, por do të respektojmë”, tha Rexhaj.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxhaj tha se ky ligj është i nevojshëm që të funksionojë. “E rëndësishme është që të zbatohet ky ligj dhe të lajmërohen rastet. Të gjithë duhet të kontribuojmë në ndërtimin e shtetit”, tha Hoxhaj.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj, ndërkaq kritikoi organet e drejtësisë për qasjen selektive që kanë në zbatimin e ligjit. “Drejtësia në Prizren është selektive”, tha Rexhaj.

Liman Asllani nga komuniteti i biznesit tha se ky ligj nuk mund të funksionojë. Sipas tij, ky ligj nuk i siguron mbrojtje informatorëve. ”Prandaj mos folni”, porositi Limani. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aulona Muhadri shpallet basketbollistja më e mirë e vitit 2024

Aulona Muhadri u nderua me çmimin 'Basketbollistja më e mirë e vitit 2024' në ceremoninë Laureatët 2024, për performancën e saj të shkëlqyer me...

Suhareka përfiton rreth 1 milion euro nga FKEE për efiçiencë të energjisë në tri shkolla

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se në tri shkolla të kësaj komune do të implementohen masat e efiçiencës në energji...

Lajmet e Fundit