Humb jetën një femër e tre të plagosur në një aksident trafiku

Aksident-DuhelNjë i vdekur e tre të plagosur është bilanci i një aksidenti, që ndodhi sot, në minutat e para pas mesnatës, në rrugën rajonale Gjakovë-Klinë, në fshatin Gremik.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 00:25 (pas mesnate), në fshatin Gremik të Klinës vetura VW Golf II me regjistrim vendor, drejtuar nga T. (Alush) K. (1967) nga fshati Sverkë e Klinës, humb kontrollin dhe duke u rrokullisur del nga rruga. Në veturë ishin edhe Sh. K. (1974, femër, po nga Sverka e Klinës), H.B. (1951, femër, nga fshati Ponorc-Malishevë) dhe N. B. (1986, mashkull, nga fshati Ponorc – Malishevë).

“Sipas hetimeve në vendngjarje, mësohet se aksidenti kishte ndodhur kur drejtuesi i veturës derisa po qarkullonte me automjetin e tij nga Klina në drejtim të Gjakovës, kur arrin përball pompës se derivateve MONI, për një moment e humb kontrollin mbi automjetin e tij, rrokullisit dhe dal nga rruga në të djathtë të saj. Për pasojë nga lëndimet e marra në këtë aksident ne vendin e ngjarjes ka vdekur bashkëudhëtarja Sh. K. (1974, femër). Vdekjen e saj e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Spitalin Rajonal të Pejës me të arritur atje viktima. Ndërsa dy pasangjerët e tjerë dhe drejtuesi i veturës kanë pësuar lëndime trupore, por janë jashtë rrezikut për jetën. Ata ndodhen ne Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i pajetë i viktimës u është lejuar familjarëve për ceremoni varrimi.

Njësitet e Trafikut Rajonal e kanë përfunduar shikimin e vendit të ngjarjes. Rasti do t’u procedohet institucioneve gjyqësore.

Më Shumë

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit