Kanosje në Mamushë dhe Zym të Hasit

Rreth orës 14:30 minuta të datës 27 shkurt, tek “Tarazhat” e Mamushës ka ndodhur një kanosje me armë të kalibrit të vogël. Pretekst për kanosje thuhet të jete dëmtimi i disa shtyllave që kanë shërbyer si rrethojë e stallës së viktimës, ka bërë të ditur Policia përmes një komunikate.

Policia ka thënë se ka arrestuar të dyshuarin tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit Ekol special 99 e kalibrit 9mm. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit e cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalën nën masën e arrestit policor.

“Po ashtu të njëjtën ditë, rreth orës 18:30 minuta një kanosje ka ndodhur në fshatin Kara Shëngjergj”, ka bërë të ditur PK-ja.

Pas daljes së policisë në vendin e ngjarjes është identifikuar i dyshuari, i cili kishte dalë për gjah dhe për këtë kunata e tij është ndjerë e kanosur. Në vazhdën e hetimit të rastit, policia i ka sekuestruar dy pushkë gjahu me leje të skaduar.

Më Shumë

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Lajmet e Fundit