Malisheva përgatitet për manifestimin “Epopeja e UÇK-së”

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve, të udhëhequr nga kryetari i komunës, Ragip Begaj, u bë e ditur se po bëhen përgatitjet për shënimin e manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, ku do të zhvillohen një varg aktivitetesh, tashmë tradicionale, por parashihet edhe një ekspozitë dhe aktivitete tjera kulturore, që lidhen me këtë ngjarje, njofton kumtesa komunale.

Lidhur me këto aktivitete, ka njoftuar drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi, e cila gjithashtu ka përshëndetur edhe suksesin e atletit Albin Hoti, i cili në krosin e këtij viti në nivel vendi, për grupmoshën U16, ka zënë vendin e parë.

Përndryshe, në mbledhjen e sotme, u fol edhe për projektet që janë duke u realizuar, ku sipas drejtorit të urbanizimit, Ahmet Morina, kanë filluar punimet në rregullimin e rrugës Bubël-Turjakë, si dhe është duke u punuar në rregullimin e dy kanalizimeve, ndërsa janë në procedurë e sipër për realizimin e disa projekteve tjera të planifikuara për këtë vit.

Më Shumë

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit