11.6 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Nxënësi tenton të vrasë mësuesin e Edukatës Fizike

Ndërhyrja në kohë e policisë së Shqipërisë, ka parandaluar vrasjen e një mësuesi nga nxënësi i tij 14 vjeçar në ambientet e shkollës nëntë vjeçare të fshatit Larushk të Krujës.

Sipas policisë mes djaloshit të identifikuar me inicialet K.M dhe mësuesit të fizkulturës ka pasur një konflikt fizik, pasi ky i fundit nuk e ka përfshirë në një garë sportive.

Ngjarja është shënuar paraditen e sotme, kur policia e Krujës mori një telefonatë në sallën operative për një konflikt në shkollën nëntë vjeçare të fshatit Larushk.

“Efektivët ndërhynë në mënyrë të menjëhershme, ku kanë bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale midis një nxënësi dhe mësuesit të tij të fizkulturës, duke arrestuar në flagrancë djaloshin K.M.14 vjeç, banues në Larushk, nxënës në shkollën 9-Vjeçare Larushk. Nga hetimet, ka rezultuar se shtetasi i mësipërm, gjatë paradites së sotme është konfliktuar me profesorin e tij, pasi ky i fundit nuk e ka përfshirë në një garë sportive”, informon policia e Durrës.

Nga kontrolli fizik që iu krye shtetasit të mitur iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë dhe dy fishekë.

Policia thotë se autori njihej në rrethin shoqëror si person problematik. Gjatë kontrollit që ekspertët i kryen armës së zjarrit rezultoi se ishte me fishek të mbushur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Më Shumë

Kapitenia e trofeve, vazhdon me Bashkimin

Kampioni aktual i basketbollit kosovar femëror Bashkimi ka konfirmuar se kapitenia e ekipit, Aulona Muhadri, do të vazhdojë rrugëtimin e saj me skuadrën portokalli...

Suhareka pret edicionin e 24-të të manifestimit tradicional “Festari”

Komuna e Suharekës do të jetë nikoqire e edicionit të 24-të të manifestimit tradicional “Festari”, që këtë vit do të zhvillohet nga 15 deri...

Lajmet e Fundit