Ende s’ka marrëveshje për telekomin

BrukseliMinistri serb i Tregtisë, Rasim Lajiq, ka thënë se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë për telekomin ende nuk është arritur. Ai ka thënë se janë duke pritur përgjigje nga Prishtina dhe Brukseli për propozimin e tyre të fundit.
Lajiq ka thënë për agjencinë e lajmeve “Tanjug” se Beogradi ka ofruar një zgjidhje kompromisi sa i përket arritjes së marrëveshjes për telekomin dhe se në ketë drejtim janë duke pritur një përgjigje nga Prishtina dhe Brukseli.

Edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi ka deklaruar në “Twitter” se ende nuk ka marrëveshje për telekomin. Në ketë kontekst ai ka thënë se janë duke pritur përgjigje nga Serbia.

Delegacioni Kosovës për dialogun teknik i kryesuar nga zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri kishte deklaruar se pala kosovare është pajtuar me versionin e fundit të marrëveshjes për telekomin, ndërsa pala serbe ka pasur kohë për të kthyer përgjigje deri më 8 gusht. Takimi i radhës në Bruksel në mes të Thaçit dhe Daçiqit do të varet kryesisht nga rezultatet e këtyre negociatave për telekomunikacionin.

Më Shumë

Avdyli: Aty ku është Vjosa, është fitorja

Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka publikuar një mesazh mbështetës për kandidaten për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, duke theksuar përkrahjen e tij ndaj saj.   Përmes një...

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Lajmet e Fundit