13.9 C
Prizren
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Polici plagoset me thikë nga shoku i tij

Një efektiv policie në Tiranë është plagosur dje me thikë nga një shoku i tij, i cili ka qenë në gjendje të dehur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 minuta, kur në afërsi të një qendre tregtare në Rrugën e Elbasanit, ka mbetur i plagosur 31-vjeçari Gjergj Muça, punonjës në Komisariatin Nr.6.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur pas një konflikti banal që kanë pasur dy të rinjtë. Ata, së bashku me disa persona të tjerë kanë qenë një lokal nate, dhe kur po ktheheshin prej andej, kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin, duke u goditur dhe me mjete të mbrehta.

Për pasojë, Muça ka marrë plagë në disa pjesë të trupit, ndërsa është gjetur i shtrirë në rrugë nga disa kalimtarë të rastit. Ai u transportua në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Mësohet se i riu ka pësuar dëmtime të lehta në dorën e djathtë dhe në faqe.

Policia e Tiranës nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me ngjarjen, ndërsa ka theksuar se efektivi i policisë nuk ka qenë në krye të detyrës në momentin që ka ndodhur ngjarja.

Më Shumë

Post scriptum për romanin e Petro Markos

Natasha Lushaj Bazuar në njohjen e deritanishme të problemit dhe fakteve të reja, sidomos e befasuar nga këmbëngulja për të ribotuar pikërisht variantin fals të...

Ndahet nga jeta Shefi i Ndërrimit në Njësinë e Zjarrfikësve në Malishevë, Liman Sertolli

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Shefit të Ndërrimit në Njësinë e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, Liman...

Lajmet e Fundit