29.7 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025

Prizren: Dita e Verëzave, dita e ringjalljes së nënës natyrë

Nexhit Shala nga Hoqa e Qytetit pohon se, si çdo vit, edhe sivjet ka dalë për të shënuar këtë ditë, kurse shprehet se bashkë me familjen janë dashamirë të mëdhenj të natyrës. “Falënderimet i takojnë Zotit të madhërishëm, me një gjel deti, dy pula fshati dhe një qengj Sharri filluam festën e verës këtë vit”, na thotë Shala

Sivjet pranvera po vjen më herët. Bora është shkrirë qëmoti, kurse moti me shi dhe diell i ka dhënë hov gjelbërimit. Për dashamirët e natyrës kjo është një kohë ideale për të dalë dhe për t’u kënaqur me ajrin e pastër të livadheve dhe bjeshkëve.

Por, pikërisht këto ditë në Prizren shënohet një nga ditët që i ka rrënjët qysh në traditën e lashtë pagane. Bëhet fjalë për një festë të moçme popullore, që ndryshe njihet si Dita e Verëzave. Ndoshta, kjo festë nuk e ka gjallërinë e saj si dikur, megjithatë mund të thuhet se ajo ende jeton sidomos në Vërri, në Zhur të Prizrenit dhe në Opojë.

Sipas traditës, festimet e kësaj dite fillojnë dy javë përpara, ku djemtë e rinj gjatë ditës shkojnë në mal dhe presin dëllinja, të cilat i sjellin në fshat, për të formuar një ose më shumë mullarë. Këta mullarë me dëllinja vendosen kryesisht në pika më të larta të fshatit, në mënyrë që zjarri të jetë sa më i lartë, duke u bërë konkurrencë të dukshme. Kur, dielli ulet dalëngadalë nga horizonti, duke u zëvendësuar nga hëna, të rinjtë afrohen rreth mullarëve të dëllinjave dhe presin momentin që t’i vënë zjarrin. Sapo zjarri ndizet, djemtë gjuajnë me bahe (është mjet i trashëguar brez pas brezi dhe që bëhet në mënyrë artizanale, e cila hedh prej një distance relativisht të largët gurë që kanë përmasa mesatare) për të larguar dhe vrarë së keqen, në mënyrë që pranvera të jetë me reshje të bollshme, për siguruar të korra të mira me shumë “bereqet”, nga të cilat do të krijohen rezerva të bollshme për të kaluar periudhën e gjatë të dimrit. Kurse, vajzat këndojnë rapsodi të trashëguara dhe të transmetuara brez pas brezi që i kushtohen Ditës së Verës.

Feston me familje në bjeshkë

Nexhit Shala, nga Hoqa e Qytetit, pohon se si çdo vit edhe sivjet ka dalë për të shënuar këtë ditë, kurse shprehet se bashkë me familjen janë dashamirë të mëdhenj të natyrës../kosova sot/

Më Shumë

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Nga Prizreni në Bregdet – Pushimet Fillojnë në Autobus me Halimaj Reisen! Halimaj Reisen – Udhëtimi që të sjell pushimet!Mos prit të të ftojë dikush...

Licenca A në duart e trajnerëve të rinj

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka shpërndarë sot Licencat A UEFA për trajnerët që kanë përfunduar me sukses kursin e organizuar nga Departamenti i...

Lajmet e Fundit