Çallaku mirëpritet nga Latifi

Latifi-CollakuKryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur të premtën arsimtarin e gjuhës shqipe në Arnsberg-Sundern të Gjermanisë, Kemajl Çallaku. Latifi falenderoi Çallakun për realizimin e qëndrimit në Gjermani të tetë fëmijëve të dëshmorëve të komunës së Rahovecit. “Gjesti juaj është akt i mirënjohjes dhe respektit për gjakun e dëshmorëve, si dhe hap i rëndësishëm për të vazhduar bashkëpunimin institucional me shkollën tuaj, por edhe me autoritetet gjermane”, tha Latifi.

Sipas tij, Çallaku me organizimin dhe realizimin e kësaj vizite të fëmijëve të dëshmorëve ka dëshmuar dashurinë për vendlindjen dhe dëshmorët.

“Trajtimi i fëmijëve të dëshmorëve me kaq respekt, është vlerësimi më i mirë që ju i keni bërë sakrificës së njerëzve tanë për liri. Në këtë kuptim edhe ne jemi munduar të japim kontributin tonë përmes Drejtorisë për Arsim që vizita të ketë karakterin e duhur institucional. Presim që bashkëpunimi ynë të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërsa përfituesit më të mëdhenj të jenë qytetarët e Rahovecit”, tha Latifi.

Arsimtari Kemajl Çallaku, tha se bashkëpunimi institucional ka qenë në nivel, ndërsa fëmijët e kanë vizituar Gjermaninë kanë gjetur ambient të ngrohtë e shumë miqësor në mesin e bashkatdhetarëve tanë, por edhe të institucioneve arsimore të vendit. “Ne besojmë se ky bashkëpunim do të thellohet dhe në të ardhmen mund të kemi shkëmbime përvojash e idesh edhe të nivele më të larta të rajonit të komunës së Arnsbergut të rajonit të Vestfalisë”, tha Çallaku.

Ai informoi se në fund të tetorit një delegacion i qytetit Arnsberg do të vizitojë Kosovën. Delegacioni po ashtu do të qëndrojë edhe në Rahovec./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit