Hasani: Votuesit e PDK-së mund të vijnë te NISMA

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Bajram Hasani, i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të PDK-së, Adem Grabovcit, i cili në “Tribuna Channel” tha se Nisma i ka dyert e hapura në PDK.

Bajrami në profilin e vet në Facebook ka shkruar se votuesit e PDK-së i kanë dyert e hapura te Nisma. “Njerëzit tashmë e kanë parë se sa i drejtë e nevojshëm ka qenë formimi i Nismës si parti politike. Roli i saj në këto dy vite në skenën politike e dëshmon këtë”, ka thënë Hasani.

Postimi i plotë i anëtarit të Kryesisë së Nismës, Bajram Hasani:

Votuesit e PDK-së i kanë dyert e hapura te NISMA

Njerëzit tashmë e kanë parë se sa i drejtë e nevojshëm ka qenë formimi i NISMA-së si parti politike. Roli i saj në këto dy vite në skenën politike e dëshmon këtë. Qëndrimet qarta, parimore, konsistenca në qëndrim, sinqeriteti në raport me qytetarët, besnikëria ndaj votuesve, kultura e komunikimit me partnerë e rival, qëndrimet e kundërshtimet për tema të ndryshme duke u mbështetur vetëm në argumente, të bazuar në të vërtetën e me përkushtim në interes të vendit janë vetëm disa nga vlerat që NISMA i ka promovuar prej krijimit të saj dhe që qytetarët e Kosovës po ja njohin e vlerësojnë këtë vizion politik të NISMA-së. Prandaj, kjo është arsyeja që ajo po fuqizohet për çdo ditë duke aderuar qindra qytetarë në secilën komunë të Kosovës që dikur kanë qenë votues të partive të tjera. Koha e shantazhit, e blerjes së votës dhe anëtarësimet me premtim të gjoja një vendi pune kanë përfunduar. Qytetarët më nuk mashtrohen dhe nuk mund të gënjehen. Mjaft janë gënjyer, nuk besojnë te ata që sa herë i kanë gënjyer. As kërcënimi për largim nga puna më nuk po i bën punë regjimit. NISMA mirëpret të gjithë qytetarët që ndihen të mashtruar e të gënjyer nga ata që i kanë votuar, të bashkohen me ne.

Më Shumë

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Lajmet e Fundit