Shqiptarët e Londrës kontribuojnë për “Lidhjen e Prizrenit”

Në Londër është organizohet mbrëmja e bamirësisë, me qëllim që të bëhet mbledhja e fondeve të nevojshme për botimin e librit të arkeologut dhe diplomatit britanik Sir. Arthur Evans për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, libër ky i edituar nga studiuesi shqiptar Bejtullah Destani.
Në lokalin Queens Arms, i cili njihet për organizime të tilla të shqiptarëve, janë mbledhur mbi 300 bashkatdhetarë, të cilët po tregohen bujarë me kontributin e tyre financiar.

Gazetarja jonë nga vendi i ngjarjes, Saranda Bujupi -Rama, bën të ditur se deri më tani janë mbledhur rreth 2200 funta, dhe sipas stafit organizativ, konkretisht Adnan Bytyqit, ata janë optimistë që shuma e nevojshme prej 5000 funtash do të mblidhet deri në fund të mbrëmjes, meqë sipas tij bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Londër janë gjithmonë aktivë për ngjarje të tilla.

Bëhet e ditur se libri do të ketë mbi 350 faqe dhe përmban artikuj të panjohur deri më tani për publikun e gjerë rreth Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nga vitet 1878-1881, njofton Klan Kosova.

Më Shumë

Nis sot verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët...

Rikthehet gara e pehlivanëve në Opojë, më 13 qershor mbahet edhe gara tradicionale e kuajve

Komuna e Dragashit ka njoftuar organizimin e manifestimit tradicional të Opojës, i cili mbahet për nder të Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit. Ngjarja...

Lajmet e Fundit