Gjykata Kushtetuese nuk ka gjetur shkelje në zgjedhjen e Thaçit President

Gjykata Kushtetuese pritet që gjatë kësaj jave të publikojë aktgjykimin mbi kërkesën e opozitës në lidhje me zgjedhjen e Hashim Thaçit, president i Kosovës, me 26 shkurt.

Klan Kosova mëson se vendimi qe do të bëhet publik së shpejti, konstaton se nuk ka patur shkelje në procedura e as në kushtetuetshmëri gjatë votimit të Thaçit president.

Ky vendim i hap udhë ndërrimit të lidershipit në presidencë.

Thaçi do të japë betimin në Kuvend me 7 prill ndërsa një ditë më vonë do të jetë ceremonia e inaugurimit të tij, që si mësohet, do të zhvillohet në dy sheshet e kryeqytetit, atë Skenderbeu dhe Ibrahim Rugova.

Pos tjerave, këtu është paraparë të ketë një dorëzim simbolik të flamurit të shtetit nga presidentja në largim Atifete Jahjaga te ai në ardhje, Hashim Thaçi.

Më Shumë

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit